Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav Toman.   Zëvendëskryeministri Grubi theksoi se mbështetja e Çekisë dhe vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian është shumë e rëndësishme për aspiratat europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.   Grubi kërkoi mbështetjen e drejtpërdrejt të Çekisë në Dhjetor për përcaktimin e datës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian që shënon fillimin e negociatave në muajt e parë të vitit 2022.   Grubi theksoi se vendi ynë duhet të shfrytëzojë përvojat e vendeve anëtare të BE-së për të zbatuar reformat për anëtarësim në BE dhe për të krijuar standarde më të mira për qytetarët.   Në takim u diskutua se Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet më të mëdha në të cilin Republika Çeke po fokusohet në perspektivat europiane dhe se do të vazhdojë të veprojë në atë drejtim.   Grubi dhe Toman vlerësuan se potenciali për vazhdimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve është i madh.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…