GRUBI: Uroj që Krishtlindjet t’ju gjejnë me shëndet dhe në mirëqenie

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi përmes një telegramurimi, të gjithë besimtarëve ortodoks u ka  uruar Krishtlindjet.“Më lejoni që në emër të gjithë neve në Ministrin për sistem politik dhemarrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe në emrin tim personal t’ju uroj merastin e Krishtlindjeve dhe t’ju dëshiroj shëndet dhe mbarësi të gjithëjuve dhe familjeve juaja të nderuara.Festat fetare na rikujtojnë se sa të bekuar jemi për bashkëjetesën tonëfetare që paraqet një themel të fuqishëm për shoqërinë tonë.Kremtimi dhe shënimi i festave të tilla na nxitë drejt një përkushtimimë të madh dhe drejt realizimit të një jete më të mirë për të gjithë nebashkë që jetojmë në këtë nën qiell.Duke uruar gjitha të mirat për ju dhe familjet tuaja, në frymën e kësajfeste të madhe besoj dhe jam i sigurt që shoqërinë tonë tashmë po endërtojmë përmes synimeve për një jetë më të mirë dhe pa paragjykime.Uroj që këto Krishtlindje t’ju gjejnë me shëndet të mirë, në mirëqeniedhe harmoni.”

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…