Grubi uron bashkëqytetarët boshnjak me rastin e 28 Shtatorit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka përcjellë urimet e tija për komunitetin boshnjak në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e ditës kushtuar atyre.

Sipas Grubit mbi respektin e ndërsjellë të vlerave identitare dhe barazinë si parim të demokracisë, vendi ynë ka ndërtuar perspektivën e shëndoshë të zhvillimit.

Ky është postimi i plotë i Grubit në facebook:

“Të nderuar bashkëqytetarë të komunitetit boshnjak,

Mbi respektin e ndërsjelltë të vlerave identitare dhe barazinë si parim të demokracisë, vendi ynë ka ndërtuar perspektivën e shëndoshë të zhvillimit.

Bashkë mbi të njejtat përcaktime progresive dhe properëndimore kemi dalë të suksesshëm në çdo sfidë dhe bashkë duhet të vazhdojmë të hapërojmë drejt një horizonti procesesh për të ardhmen e shëndoshë dhe të rrumbullakësimit të synimit tonë të përbashkët të integrimit në Bashkimin Europian.

Urime 28 Shtatorin – Ditën ndërkombëtare të popullit tuaj, shëndet, mbarësi dhe suksese paçit gjithmonë në familjet tuaja!”

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…