Grubi uron Krishtlindjet Ortodokse: Mbi parimet e paqes dhe respektit, ndërtojmë ardhmërinë e përbashkët europiane

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.

Grubi në urimin e tij shkruan se bashkëjetesa fetare është themel i zhvillimit progresiv të vendit tonë, ndaj mbi parimet e paqes dhe respektit po ndërtojme të ardhmen europiane.

Urimi i plotë:

Të dashur bashkëqytetarë të besimit ortodoks,

Në këto çaste festive të Krishtlindjeve përcjell deri tek të gjithë ju, urimet më të sinqerta për shëndet, lumturi e begati në vatrat tuaja familjare.

Bashkëjetesa jonë fetare është themel i zhvillimit progresiv të vendit tonë, vlerë që duhet përcjellur brez pas brezi nga të gjithë ne.

Mbi parimet universale fetare të paqes, respektit dhe solidaritetit, le të vazhdojmë të veprojmë bashkë për të ardhmen e përbashkët europiane.

Gëzuar Krishtlindjet!

Related posts

Ali Ahmeti takon ambasadorin francez Le Rigoleur: BDI garantues i rrugës europiane të vendit

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Francës, z. Christophe…

BDI: Hyzmeqarët nga Vlen na largojnë nga Europa e Amerika, afrohen me Kinën dhe Rusinë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e…

BDI: Nënshkruat deklaratë për mos hyrje në Qeveri pa perspektivë europiane, u rreshtuat me Kinën dhe Rusinë

Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështim shekullor për qeverinë me…