Grubi uron Presidentin e ri amerikan Joe Biden

Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dhe do të mbetet e përhershme. Kështu e ka nisur urimin e tij për Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Joe Biden, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, informon GAZETA.MKGrubi më tej ka shkruar se është i bindur që me Presidentin Biden në krye të Amerikës, Maqedonia e Veriut por edhe i gjithë Ballkani do të vijojnë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të përforcimit të partneritetit strategjik me SHBA-të.Ky është postimi i plotë i Grubit:“Miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dhe do të mbetet e përhershme.Presidentit të 46-të të SHBA-ve i uroj shëndet, punë të mbarë dhe suksese.Jam i bindur se me Presidentin Biden në krye të Amerikës, Maqedonia e Veriut por edhe i gjithë Ballkani do të vijojnë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të përforcimit të partneritetit strategjik me SHBA-të.Zoti e bekoftë popullin Amerikan, Zoti e bekoftë Amerikën.”

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…