Grubi – Vickers: Prioritetet tona janë hekurudha Shkup – Durrës, Qendra Klinike dhe Digjitalizimi i plotë

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka takuar të dërguarin special për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, z. Martin Vickers, i shoqëruar nga ambasadori z. Matthew Lawson.

Grubi dhe Vikers biseduan mbi marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimi ekonomiko-tregtar, Asociacioni britanik i biznesit dhe mbështetja për stabilitet dhe siguri rajonale si dhe projektet që janë duke u realizuar përfshirë këtu hekurudhën Shkup – Durrës, Qendrën Klinike si dhe Digjitalizimi i plotë i Qeverisë dhe shërbimeve qeveritare.

Marrëdhëniet mes dy vendeve u cilësuan si të qëndrueshme përfshirë këtu edhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, ku Grubi tha se Mbretëria e Bashkuar është investitori i dytë më i madh në vend kurse Maqedonia e Veriut partner i parë tregtar nga Ballkani Perëndimor

Puna e kompanive britanike në vendin tonë u vlerësua lartë e veçanërisht tash pas themelimit të Asociacionit Britanik të Biznesit, që do të kontribuojë edhe në tërheqjen e investimeve të reja, me theks të veçantë në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës. Grubi dhe Vikers diskutuan edhe mbi aktualitetin politik në vend dhe rajon, ku e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të përforcimit të kapaciteteve demokratike, ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit dhe sigurisë rajonale në kuadër të NATO-s dhe rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…