Ato që i tha Fatmir Izairi, i qëndrojmë prapa që të gjithë ne, duke filluar nga Fatmir Besimi, Bujar Osmani, Kreshnik Bekteshi, Jeton Shaqiri, Naser Nuredini, unë, pesë zëvendësministra, 5 sekretar shtetëror, drejtor, zëvendësdrejtor. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit në komunën e Zhelinës ku edhe u prezantua kandidati për kryetar komune dhe lista e këshilltarëve.“Të gjithë ne, funksionarët e Bashkimit Demokratik për Integrim jemi prapa Fatmir Izairit dhe për t’i ra këtij muhabeti pak ma shkurt, që në rrethin e parë, votoni 3-shin,” ka thënë Grubi.