Zv.ministri i mbrojtjes, z. Bashkim Hasani në inervistëm për Zërin e Amerikës me gazetarin Isak Ramadani ka folur për pretendimet e opozistës sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve në këtë ministri. “Ne jemi NATO, pretendimet për përfaqësim joadekuat të përfaqësuesve të bashkësive etnike joshumicë, janë krejtësisht të pasakta dhe tendencioze, NATO nuk bazohet në kësi lloj principesh. Ministria e Mbrojtjes ndjek një politikë aktive për të përmirësuar përfaqësimin adekuat dhe të drejtë të të gjitha komuniteteve, veçanërisht të atij shqiptar. Prandaj, në dy shpalljet e fundit për ushtarë profesionistë, përqindja e pjesëtarëve të rekrutuar të komunitetit etnik shqiptar ishte 32%. Përsa i përket emërimeve dhe diplomacisë mbrojtëse, situata është gjithashtu diametralisht e kundërt me akuzat e rreme. Gjegjësisht, nga gjithsej 4 atashetë mbrojtës të dërguar në detyrë jashtë vendit, dy d.m.th. 50% janë kolonel të komunitetit etnik shqiptar: kolonel Hajro në RF të Gjermanisë dhe kolonel Volina në Republikën e Turqisë.Veçanërisht dëshiroj të theksoj se pikërisht në vitin akademik 2019/2020, u dha shansi për të studiuar në “Army War College” një nga të ashtuquajturat shkolla për gjeneralë në SHBA një pjesëtari të bashkësisë etnike shqiptare nënkolonel Besnik Halili. Përveç kësaj, tre oficerë të tjerë nga komuniteti etnik shqiptar shkuan në “US Air Command & Staff College” dhe në “Marine Corps Command & Staff College”, shprehet Hasani.
Ai thotë se: Ministria e Mbrojtjes heren e fundit i ka dorëzuar presidentit Pendarovski dy propozime për avancim në gradën gjeneral brigade, të cilat janë miratuar.
“Një prej tyre nënkupton 50% është gjeneral brigade Besnik Emini, i cili më pas u emërua komandant i Komandës Operative, një nga postet komanduese më të rëndësishme në hierarkinë e Armatës. Gjithashtu, komandanti i Bazës së Logjistikës si dhe komandanti i Batalionit për Zbulim-Inteligjencë pozicione shumë të rëndësishme dhe prestigjioze janë gjithashtu oficerë nga komuniteti etnik shqiptar”, përfundon Hasani.