
Imran Zhupani ka lindur më 12 mars 1976 në fshatin Sërmnovë, Gostivar. Aktualisht jeton në Gostivar, Republika e Maqedonisë së Veriut. Është i martuar dhe prind i dy fëmijëve.
Që nga shtatori i vitit 2005, Imran Zhupani ushtron profesionin e stomatologut në klinikën Protect-Dent në Gostivar, ku vazhdon të punojë edhe sot. Gjatë kësaj periudhe ka ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm profesional dhe ka fituar përvojë të gjerë në fushën e stomatologjisë.
Studimet universitare në stomatologji i ka përfunduar në vitin 2003 në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, duke marrë titullin Doktor i Stomatologjisë. Pas diplomimit, ka ndjekur mbi 50 konferenca, seminare dhe punëtori profesionale, me qëllim avancimin e vazhdueshëm profesional dhe edukimin e vazhdueshëm në fushën e stomatologjisë.
Në vitin 2023 është zgjedhur delegat në Kuvendin e Odës Stomatologjike të Maqedonisë së Veriut, si dhe Kryetar i Komisionit për Çështje Statutare dhe Juridike, funksion që e ushtron edhe aktualisht, duke kontribuar në hartimin dhe zhvillimin e politikave dhe rregulloreve profesionale në stomatologji.
Në mars të vitit 2013 është zgjedhur këshilltar në Komunën e Gostivarit, detyrë të cilën e ka ushtruar deri në tetor të vitit 2017.
Në vitin 2019 është zgjedhur për herë të parë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), ndërsa nga gushti i vitit 2023 është edhe anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Në Kongresin e mbajtur më 20 dhjetor 2025 është rizgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së.
Flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe maqedonase, si dhe ka njohuri mesatare të gjuhës angleze.

1 Comment