Inaugurimi i lapidarit të Lezam Ramadanit në Vicë/ Kryetari Ahmeti: Deri në çastet e fundit nuk pushoi së vepruari në dobi të mirëqenies kombëtare

Gjatë tubimit të mbajtur sot në Vicë të Tetovës me rastin e inaugurimit të lapidarit kushtuar veteranit të UÇK-së, Lezam Ramadani – La Xami, foli edhe ish-komandanti i UÇK-së, Ali Ahmeti. Gjatë fjalimit të tij ai tha se lufta e UÇK-së ishte një rast unik, pasi nga një anë ishte një ushtri e tërë dhe nga ana tjetër ishte populli.

Por, sipas Ahmetit, suksesi i luftës së UÇK-së ka qenë pikërisht ai, sepse populli ishte me ta gjatë kohës së luftës, por edhe sot, nga Likova e deri në Strugë. Ahmeti tha se e gëzon fakti se ata kanë dalë fitimtarë me kundërshtarët, fitimtarë në luftë, në diplomaci, fitimtarë edhe në drejtësinë ndërkombëtare.

Në fshatin Vicë të Tetovës, bashkë me bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë, përjetësuam kujtimin për veprimtarin e kauzës kombëtare, Lezam Ramadanin – La Xami, me lapidarin në vendprehjen e tij

Deri në çastet e fundit të jetës nuk pushoi së vepruari në dobi të mirëqenies sonë kombëtare.

Të paharrueshme ndër breza do të mbeten atdhedashuria, guximi dhe veprimtaria e tij kombëtare në Ushtritë tona Çlirimtare.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për La Xamin dhe të gjithë dëshmorët!

LAVDI! 🇦🇱

https://www.facebook.com/photo?fbid=853417849485672&set=pcb.853418149485642
Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…