Intensifikimi i bashkëpunimit me SHBA-në në mbrojtjen e mjedisit

Ministri Nuredini dhe ambasadorja e SHBA-së Kejt Mari Bërns, në takimin e sotëm, diskutuan për fushat dhe mënyrat specifike për thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes që vendi ynë merr nga SHBA-ja. Ministri Nuredini i prezantoi draft-ndryshimet aktuale që harmonizojnë dhe përmirësojnë legjislacionin kombëtar për mjedisin. U cek bashkëpunimi i mirë që kemi pasur në vitet e fundit me Agjencinë Amerikene të  Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) dhe ekspertët amerikan të cilët e kanë ndarë përvojën e tyre në cilësinë e ajrit dhe inspektimit. Për më tepër, ambasadorja amerikane Bërns ofroi të vazhdojë bashkëpunimin me ekspertët amerikanë, këtë herë në pjesën e prerjeve ilegale të pyjeve dhe në pjesën e inspektimit të mjedisit, i cili filloi vitin e kaluar. Theks i veçantë u vu në sigurimin e mbështetjes më të madhe të SHBA-së në procesin e tranzicionit në burime më të pastra të energjisë dhe përmbushjen e qëllimeve të Strategjisë së Energjisë për dekarbonizimin e proceseve të energjisë, e cila do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe ndaj reduktimit të ndryshime klimatike.   Çështja e vazhdimit të bashkëpunimit në fushën e edukimit ekologjik është gjithashtu e hapur. Gjithashtu është rënë dakord sa më shpejt që të jetë e mundur, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, të rinovohet Programi Globe i cili në shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ndërprerje, u zbatua në suaza të aktiviteteve të projektit zgjedhor që nga viti 1998. Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, nga ana e saj, e mbështet ZOOhakaton 2020 Global Virtual aktual, për të cilën thirrja për pjesëmarrje aktualisht është e hapur dhe është një hakaton global për gjetjen e zgjidhjeve dixhitale në luftën kundër tregtisë së paligjshme të llojeve të egra dhe prerjeve të paligjshme. (https://bit.ly/2IqNs4B)

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…