Interes i madh për “Bleni shtëpi, bleni banesë “, subvencione për projektin deri në 20 mijë euro

Pas publikimit të thirrjes për aplikim  për subvencion të kredisë banesore ,  përmes “Bleni shtëpi, bleni banesë”, interesimi i qytetarëve për projektin është i madh. Normat e ulëta të interesit, subvencionet deri në 20 mijë euro, subvencionet shtesë të këstit mujor për çdo fëmijë të porsalindur, si dhe modelet për të rrinjtë janë arsyet e interesit  të madh për projektin.Ata qytetarë që do të zgjedhin modelin për subvencionimin e  këstit mujor, gjatë shlyerjes së kredisë në tre vitet e para, ju llogaritet një normë interesi prej 2.9 përqind, në dy vitet e ardhshme 3.9 përqind, ndërsa  edhe në periudhën e mbetur  norma e interesit nuk është më e lartë se norma e interesit për kreditë banesore të  cilat ofrohen nga banka ku ata aplikuan.Më pas për këtë model, qytetarët varësisht nga ajo nëse blejnë banesë të re, apo ndërtojnë, blejnë ose zgjerojnë shtëpin, për shembull për kredi prej 50 mijë eurosh fitojnë subvencione që variojnë nga 8,500 deri në 20,800 euro.Për blerjen e banesës së re, qytetarët që janë deri në 35 vjeç, fitojnë subvencion prej 70 për qind të këstit mujor për një periudhë 5 vjeçare, ose për kredi prej 50 mijë euro, fitojnë rreth 12 mijë euro subvencion nga shteti.Qytetarët e moshës 36 vjeç ose më shumë, në 5 vitet e para fitojnë subvencion prej 50 përqind të këstit mujor, ose përafërsisht 8,500 euro.Për ndërtimin ose blerjen e një shtëpie të re nga investitori, qytetarët deri në moshën 36 vjeç fitojnë subvencion prej përafërsisht 20,800 euro, dmth 60 përqind nga kësti mujor në tre vitet e para, 50 përqind në pesë vitet e ardhshme dhe 40 përqind në vitin e 9, 10 dhe 11 nga pagesa e kredisë.Për zgjerim ose mbindërtim qytetarët deri 36 vjeç, do të fitojnë 50% nga kësti mujor në tre vitet e para, 40% në 5 vitet e ardhshme dhe 30% në 3 vitet e ardhshme nga pagesa e kredisë ose gjithsej rreth 16,600 euro.Ata qytetarë që janë mbi 36 vjeç për të blerë ose ndërtuar shtëpi të re, fitojnë subvencion prej 80 përqind nga kësti mujor për një periudhë pesë vjeçare ose gjithsej 13,613 euro mbështetje nga shteti, ndërsa për zgjerim ose mbindërtim të shtëpisë, shteti siguron mbështetje në shumën prej 75 përqind nga kësti mujor në periudhën e pesë viteve të para nga pagesa e kredisë ose më së shumti prej 12,762 euro.Qytetarët të cilët kanë zgjedhur modelin për subvencionimin e pjesëmarrjes, për të gjithë kohëzgjatjen e pagesës së kredisë, ju llogaritet një normë interesi prej 4 përqind të rritur me 6 muaj Euribor.Subvencionet për këtë model arrijnë deri në 12,500 euro. Qytetarët deri dhe mbi 35 vjeç për të blerë ose ndërtuar shtëpi të re, por gjithashtu edhe  për zgjerim dhe mbindërtim fitojnë subvencion në pjesëmarrje prej 100 përqind ose me se shumti 12 500 euro, ndërsa për banesë fitojnë 70 përqind prej pjesëmarrjes më së shumti 8,750 euro.Ata qytetarë në ditën e aplikimit që kanë mbushur 36 vjeç ose më shumë, për blerjen ose ndërtimin e  shtëpisë të re fitojnë 80 përqind prej pjesëmarrjes më së shumti 10 mijë euro, për zgjerim ose mbindërtim të shtëpisë deri në 75 përqind ose më së shumti 9,375 euro, ndërsa ata që aplikojnë për banesë fitojnë 50 përqind të pjesëmarrjes ose më së shumti 6,250 euro.Lidhur me kushtet për aplikim, sipas ligjit, të hyrat totale mujore të individit që aplikon për subvencion të kredisë banesore duhet të jenë deri në 900 euro në muaj, ose nëse është i/e martuar, të ardhurat totale mujore të bashkëshortëve duhet të jenë deri në 1,300 euro në muaj. Çmimi i shitjes së objektit të banimit me TVSH të llogaritur duhet të jetë deri në 900 euro për metër katror, dhe huamarrësi nuk duhet të ketë pronësi ose bashkëpronësi me bashkëshortin/en të një banese ose shtëpie tjetër. Personi ose bashkëshorti i tij / saj nuk duhet të ketë marrë një kredi tjetër banesore ditën e dorëzimit të kërkesës për subvencion të kredisë banesore.Në të njëjtën kohë, hapsira e jetesës nuk duhet të kalojë 150 m2.Qytetarët për këtë projekt aplikojnë në një nga tetë bankat: Tutunska Banka, Stopanska Banka, Sparkasse Bank, Ohridska Banka, Stopanska Banka – Manastir, TTK Bank, ProCredit Bank dhe Silk Road Bank.Vitin e kaluar, u miratuan 278 kërkesa për subvencion të kredisë banesore.  Nga gjithsej subvencionet e aprovuara, 203 janë për subvencione me këste, dhe 75 janë për subvencione me pjesëmarrje. Sipas qëllimit, 259 subvencione janë miratuar për blerjen e banesave të reja, ndërsa 19 për shtëpi. Shuma totale e kredive të miratuara për subvencione banesore nga bankat komerciale është 10,595,107 euro, për të cilat janë aprovuar subvencione në vlerë prej 1,508,011 euro.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…