Interesim i madh për pjesëmarrje në programin Përkrahje për Vetëpunësim në Kërçovë

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Bekim Murati dhe ministreja e Punës dhe Politikës Sociale, znj. Jovana Trençevska, sot në Qendrën e Punësimit në Kërçovë, ua dorëzuan kontratat për pjesëmarrje në këtë program 37 aplikantëve të aprovuar nga Kërçova, të cilët i prezantuan aftësitë e tyre ndërmarrëse përmes biznes ideve të zhvilluara dhe planeve të biznesit.

Ky program është pjesë e Planit Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2022, me të cilin është planifikuar të përfshihen më shumë se 13,000 pjesëmarrës në të gjitha programet dhe masat aktive për punësim, për të cilat janë ndarë rreth 30 milionë euro.

Drejtori Murati dhe ministrja Trençevska theksuan përpjekjet e dy institucioneve për rritjen ekonomike në vend duke krijuar mundësi për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe krijimin e bizneseve fillestare, të cilat më vonë do të mundësojnë vende të reja pune gjithnjë e më produktive.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…