Investim i ri në Tetovë me 300 vende pune. Gjithsej ne Zonën e Tetovës janë hapur 2000 vende të reja pune

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe kandidati
për Kryeministër të parë shqiptar, Naser Ziberi, sot morën pjesë në
përurimin e fabrikës së re “GLASS FLEKS” në zonën ekonomike në Tetovë.

Kompania GLASS FLEKS investoi në kompleksin industrial për prodhimin e
qelqit, ndërtimi i të cilit filloi në vjeshtë të vitit 2018 dhe
përfundoi në fund të vitit 2019, sipërfaqja e përgjithshme e të cilit
arrin deri në 8.500m2 ,kjo kompani është njëri ndër investitorët e
mëdhej në këtë rajon, dhe ky investim ndikon jo vetëm në zhvillimin e
komunës së Tetovës, por edhe në zhvillimin ekonomik në të gjithë
vendin,e cila gjeneron edhe rritjen e punësimit në këtë vend.

Kandidati për kryetar të parë shqiptar Ziberi, gjatë takimit gjithashtu
potencoi edhe zotimet e tija për 100 ditëshin e parë që kanë të bëjnë me
zhvillimin ekonomik, ku parasheh ku ndër tjerash parasheh pagesë të të
gjtha obligimeve ndaj sektorit privat për punën e realizuar, kthim të
TVSH-së brenda 30 ditëve mjete shtesë pa kamatë dhe garanca bankare, si
dhe mbështetjen në të holla prej 5.000-10.000 euro për ndërmarjet për
blerje të pajisjeve të nevojshme

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…