Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me seancën e fundit Qeveritare ne te cilen kaloi informacioni mbi rregullat për vendosjen e kanalizimit kabllor të financuar me fonde publike, si dhe përdorimin e asaj ekzistuese.Pas kalimit të këtij informacioni, angazhohet grupi ndërministror, për harmonizimin dhe ndryshimin e ndërjelltë të ligjeve dhe akteve nënligjore në lidhje me ndërtimin dhe komunikimet elektronike, të marrë në konsideratë mundësinë e ndryshimeve në ligje dhe akte nënligjore specifike.Me implementimin e rekomandimeve, për instalimin (vendosjen) kanalizimit kabllor të financuar me fonde publike, si dhe përdorimin e asaj ekzistuese, do të arrihen këto qëllime strategjike:Arritja e synimeve nacionale për broadband-in (brezin e gjërë) fiksDeri në fund të vitit 2029, të gjitha familjet me një çmim të arsyeshëm të kenë qasje në një rrjet me shpejtësi prej të paktën 100 Mbps me aftësinë për tu azhurnuar në shpejtësinë gigabitëshe;Në fund të vitit 2029, të gjitha institucionet publike (shkolla, universitete, qendra kërkimore dhe institucione të tjera arsimore, institucione shëndetësore, ministri, gjykata, qeveri lokale organe të tjera shtetërore), të kenë qasje simetrike në internet me një shpejtësi të paktën 1 Gbps;Zhvillim i mëtejshëm i rrjetit optik të QeverisëSigurim i kanalizimit kabllor për nevoja të shërbimeve të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së VeriutLidhje optike për të gjitha pikat publike të WiFi-së falasKrijohen kushte për zhvillimin e revolucionit të katërt industrial (4IR)