IPARD 3, kryetari Ahmeti: Bartësit e institucioneve të vizitojnë çdo komunë, të informojnë bujqit dhe blegtorët

Programi IPARD 3 ishte arsyeja që sot Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, kabineti qeveritar në krye me Zëvendës kryeministrin e parë Artan Grubi, ministra, zëvendës ministra, drejtor dhe zëvendës drejtor si dhe bashkë me kryetarin e komunës së Bogovinës Besnik Emshiu qëndruan në ambientet e kompanisë Agro Reka në pronësi të z. Abdirahim Sulejmani.

Nën prezencë të përfaqësuesve shtetërorë dhe bujqve, blegtorëve dhe punuesve të tokës Sekretari shtetëror i ministrisë së Bujqësisë Rexhail Ismaili, zëvëndës drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural  z. Remzi Abdullahi promovuan programin IPARD3 i cili realizohet nëpërmes Ministrisë së Bujqësisë dhe fondeve të Bashkimit Europian me qëllim zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë dhe mbështetje sa më e madhe për bujqit.

Mbi qëllimet tona programore, çdo ditë e më tepër i kushtojmë rëndësi zbatimit të programeve dhe projekteve të zhvillimit. I kënaqur me punën dhe angazhimin e kuadrove tona në Qeveri dhe në Ministrinë e Bujqësisë që po kultivojnë në çdo instancë partneritetin me Bashkimin Europian, sot në hapësirat e kompanisë Agro Reka në komunën e Bogovinës prezantuam programin IPARD III, perspektivën e investimit dhe përkrahjes financiare në fushën e bujqësisë për periudhën 2022 – 2027. Kemi vetëm një rrugë para vetes, atë të përparimit dhe të misioneve të zhvillimit, prandaj të qëndrojmë të fokusuar vetëm mbi suksesin e kësaj rruge për të mirën e vendit dhe gjeneratave pas nesh, shkruan mes tjerave pas përfundimit të ngjarjes, kryetari Ahmeti derisa kërkoi nga drejtuesit e institucioneve që t’i informojnë në kohë bujqit dhe të ju ndihmojnë që këto fonde të shkojnë në duar të sigurta, duke ju thënë që të vizitojnë çdo komunë.

Ndërkohë, nikoqiri kreu i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu deklaroi se këto projekte janë të një rëndësie të veçantë dhe inkurajoi të gjithë bujqit e rajonit të Pollogut dhe jo vetëm që të mos ngurojnë por të shfrytëzojnë këto benificione që i ofron Ministria e Bujqësisë nga fondet e Bashkimit Europian.

Sekretari shtetëror në ministrisë së Bujqësisë Rexhail Ismaili tha se Programi i 3 përmban në vete një sërë beneficionesh më shumë se nga dy programet e tjera dhe kjo e gjitha që të punohet pasi siç tha ai po na presin ditë të vështira për sa i përket krizës globale.

Në IPARD 3 do të vazhdojnë masat për investime në prodhimin primar bujqësor (masa 1), përpunimin e produkteve bujqësore (masa 3) dhe zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme të biznesit (masa 7) në zonat rurale, si investimet në prodhimin e produkteve ushqimore, tekstile, përpunim druri, distileri, ndërtim hotelesh, kopshtesh, shtëpi për të moshuar dhe të tjera. Për këtë qëllim, tashmë në thirrjen e parë nga IPARD 3, janë siguruar mbi 35 milionë euro për përdoruesit potencial të IPARD 3, që do të shpallet në tremujorin e fundit të këtij viti.

IPARD 3 Programi do të fillojë me katër masa të reja që nënkuptojnë investime të reja për modernizimin e bujqësisë maqedonase “Investimet në infrastrukturën publike rurale” përmes të cilave komunat do të mund të shfrytëzojnë mbështetjen financiare për ndërtimin e objekteve të infrastrukturës, ndërtimin e infrastrukturës rrugore lokale, sistemet e furnizimit me ujë, sistemet e ujërave të zeza dhe të ngjashme.

Me masën “Agro-ekologji-klima dhe prodhimi organik”, bëhen të mundura investimet në masa agroekologjike si barërat e këqija të plantacioneve frutore dhe rotacioni i bimëve në kopshtari dhe financimi i prodhimit bujqësor organik, pra shndërrimi nga prodhimi konvencional në atë organik. . Kjo masë do të stimulojë prodhimin ekologjik bujqësor, në përputhje me udhëzimet dhe trendet aktuale në BE. Në IPARD 3 të ri, ka edhe një masë për Grupet Lokale të Veprimit, të cilat do të financojnë punën e Grupeve Lokale të Veprimit (GLV) që ekzistojnë në vend, si dhe projektet më të vogla të GLV-ve që janë pjesë e strategjive të tyre për zhvillimin ekonomik lokal.

Për një shfrytëzim edhe më të madh të fondeve evropiane, në IPARD 3 ka një masë mbështetëse për “Shërbimet Këshillimore”. Kjo masë mundëson mbështetje financiare për përmirësimin dhe përmirësimin e shërbimeve këshillimore të ofruara nga Agjencia për Mbështetjen e Zhvillimit të Bujqësisë, veçanërisht në pjesën e ndihmës së fermerëve për plotësimin e kërkesave për IPARD, si dhe monitorimin e realizimit të investimeve të financuara, këshilla për futjen e teknologjive të reja inovative, prodhimit agro-ekologjik dhe të ngjashme.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…