Jeton Shaqiri: Memorandumi për 5G me Amerikën konfirmoi miqësinë tonë

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri deklaroi se ështënënshkruar memorandum mirëkuptimi për sigurinë e teknologjive 5G, midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili edhe një herë konfirmoi bashkëpunimin midis dy vendeve.Nënshkrimi i këtij memorandumi sipas tij është jetik për prosperitetin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut si pjesë e Aleancës së NATO-s dhe si një vend kandidat për anëtarësim në BE, si në aspektin ekonomik ashtu edhe për sigurinë kombëtare .-“Ky memorandum ka të bëjë kryesisht me besimin, dhe jo vetëm si një simbol i besimit të fortë midis dy vendeve, por edhe me të gjitha vendet e tjera që me ndihmën e rrjeteve të sigurta janë të përkushtuar në luftën midis lirisë dhe autoritarizmit”, theksoi nënsekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të angazhuar për rritjen ekonomike, energjinë dhe mjedisin, z.Keit Kraç.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…