Kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi, me karvanin “Realizo ëndrrën tënde” rrugën e tij e vazhdoi në komunën e Studeniçanit, komunën e Haraçinës dhe në Hasanbeg

Kandidati për Kryeministër, Naser Ziberi, me karvanin “Realizo
ëndrrën” rrugën e tij e vazhdoi në komunën e Studeniçanit, komunën e
Haraçinës dhe në Hasanbeg.

Banorët e këtyre komunave në bisedë të drejtpërdrejtë me Ziberin kishin
mundësi që haptas ti shprehin vërejtjet e tyre, sugjerimet dhe
propozimet që ata kishin, gjithashtu ata patën mundësi edhe të gjejnë
përgjigje lidhur me çështjet që i tangojnë ata nga përditshmëria e tyre,
për sfidat me të cilat ballafaqohen, dhe idetë që ata i kanë për të
ardhmen.

Me bashkëbiseduesit e tij Ziberi diskutoi edhe për zotimet e tij për 100
ditëshin e parë të madatit të tij, rëndësinë e këtij rrugëtimi, duke jua
shpalosur qytetarëve idenë për Kryeministër të parë shqiptar, i cili
është simbol i fuqishëm i barazisë, multietnicitetit dhe demokracisë
bashkëkohore, i cili gjithashtu është ide e një jetese më të mirë për të
gjithë. Ziberi nga banorët e këtyre rajoneve kërkoi mbështetje për këtë
ide jo vetëm nga banorët shqiptar, por edhe mbështetjen e maqedonasve
dhe të bashkësive tjera etnike.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…