Me fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropjan, si pjesë e skriningut të Komisionit Europian, një nga 35 kapitujve është edhe kapitulli i 16 i cili përfshinë Tatimin.
Për këtë arsye bashkë me drejtoreshën Llukarevska dhe një pjesë të stafit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike jemi në Bruksel për të realizuar edhe këtë obligim si pjesë e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropjan. Kapitulli i 16, përfshin rregulla për tatimin jo – të drejtpërdrejtë dhe njihet si VAT (value-added tax) apo TVSH (Tatimi i Vlerës së Shtuar) dhe përcakton të drejtat dhe detyrimet. Më shumë ndryshimet vlejnë për taksimin e produkteve si duhani, pijet alkoholike dhe energjinë.
Në disa raste të taksimit të drejtpërdrejtë ka disa rregullore që parandalojnë taksimin e dyfishtë dhe të dëmshëm për qytetarët dhe për bizneset. Gjithashtu, si pjesë e reformave është mënyra se si të detektohen kompanitë fiktive dhe lufta ndaj këtyre kompanive.
Reformat në tatim kanë rëndësi edhe në modernizimin dhe digjitalizimin e tregtisë ku përfshihen edhe pako të TVSH-së për tregtinë elektronike, si dhe vendime për lirimin nga TVSH për import.
Drejtoria e të Ardhurave Publike me përkushtim do të vazhdojë si për reformat tjera ashtu edhe për këtë reformë me qëllim të plotësimit të detyrave që kemi si parakusht për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.