Këshilli ministror i OSBE në Shkup, Grubi: Dëshmuam kapacitetin tonë për të promovuar paqe dhe stabilitet në kohëra sfiduese

Maqedonia e Veriut ishte vendi nikoqir i Këshillit të 30-të Ministror të OSBE-së, duke e kthyer qytetin e Shkupit në kryqendër të politikës globale.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se ky Samit dëshmoi kapacitetin që ka vendi ynë përorganizim të shkëlqyer, duke promovuar paqe dhe stabilitet.

Grubi shton se organizime të tillë duhet të shërbejnë për të ndaluar luftërat dhe për të kontribouar në paqen botërore.

Statusi i plotë:

Vendi ynë ishte sot nikoqir i Këshillit të 30-të Ministror të OSBE-së duke rrumbullakësuar kështu një udhëheqje të suksesshme me Misionin e OSBE-së dhe duke dëshmuar kapacitetin tonë për të qenë promovues të paqes e stabilitetit në kohëra jashtëzakonisht sfiduese.

Me këtë rast, dua të përgëzoj Ministrinë e Punëve të Jashtme në krye me ministrin Bujar Osmani për punën e shkëlqyeshme në organizimin e këtij samiti historik që bëri bashkë delegacionet e 57 vendeve anëtare të OSBE-së.

Le të shërbejnë të gjitha organizimet e këtilla për të reflektuar dhe për të vënë në pah domosdoshmërinë e bashkëpunimit për të rigjetur medomes paqen botërore, për të ndalur luftërat dhe për të trasuar rrugën e përbashkët të përparimit!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FArtanGrubi%2Fposts%2Fpfbid02ijU6SoYdkWNrA29E2Gz4HVAifkLYSVs87NgCgHNSezvyPfh1MbFc79hCNQxb8k9jl&show_text=true&width=500

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…