Komuna e Çairit nderon dhe lartëson punën e palodhshme të mësuesve me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit

Në suaza të aktiviteteve të ndërmarra për shënimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Komuna e Çairit vazhdoi traditën organizative për nderimin e personalitetit të mësuesve duke ndarë mirënjohje për mësuesit e dalluar nga 12 vatrat e dijes në territorin e saj, të cilët me punën e tyre të palodhshme kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në misionin për edukimin e shëndoshë të fëmijëve. Poashtu, në mënyrë solemne kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ndau edhe vendimet e reja të punës për 14 mësues të rinj duke ju uruar atyre suksese pafund në sfidat e rradhës.Në çështjen tonë kombëtare, profesioni i mësuesit ka qenë busulla e ndërgjegjes dhe kushtrimi më i zëshëm për lirinë. Ashtu njësoj të njejtën peshë ka edhe sot, pasi është burim i padiskutueshëm i dijes dhe përparimit. Komuna e Çairit do të qëndrojë gjithmonë në përkrahje të punës së tyre të shenjtë që brezi i ri me flakadanin e dijes të marshojë drejt ardhmërisë së shëndoshë.

Related posts

Pushteti Lokal

Komunat dhe Këshillat Komunalë Komuna e Likovës: Erkan Arifi, Kryetar i Komunështtps://www.komunaelikoves.gov.mk Komuna e Pllasnicës: Ali Jaoski, Kryetar i Komunështtps://www.plasnica.gov.mk/ Komuna e…

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…