Koncepti i ri arsimor, Kryetari i Çairit mbledh në takim drejtorët e shkollave

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim drejtorët e shkollave fillore në territorin e kësaj komune. Në këtë takim me 9 drejtorët e shkollave u diskutua mbi konceptin e ri të arsimit të promovuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke shqyrtuar mundësitë e implementimit të tij. Në fokus të bisedës ishte digjitalizimi dhe kapacitetet që kanë shkollat për qasje drejt këtij procesi. U shpreh gatishmëri për të përkrahur nismën e re dhe për të hapëruar bashkë drejt realizimit të një procesi cilësor edukativo – arsimor duke ndjekur trendin bashkëkohor të mësimdhënies.

Gjithashtu, drejtorët e informuan kryetarin Ganiu edhe mbi mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit të fëmijëve në klasë të parë, që kësaj radhe mund të realizohet edhe online. Stafi i shkollave është në gatishmëri të plotë për pranimin e fëmijëve dhe tejkalimin me lehtësi të të gjitha procedurave administrative – teknike.

Related posts

Pushteti Lokal

Komunat dhe Këshillat Komunalë Komuna e Likovës: Erkan Arifi, Kryetar i Komunështtps://www.komunaelikoves.gov.mk Komuna e Pllasnicës: Ali Jaoski, Kryetar i Komunështtps://www.plasnica.gov.mk/ Komuna e…

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…