Konferencë për media e ministrit Nuredini dhe Boçvarski për Propozim-Ligjin e ri për Objektet e Ndërtuara pa Leje

Në konferencën e sotme për media, ministri Nuredini foli për propozim-Ligjin për Objektet e Ndërtuara pa Leje dhe propozim-Ligjin për Mbikëqyrje Inspektuese në Mjedisin Jetësor.  Ligji për objektet e ndërtuara pa leje parashikon:  • Të mos zbatohet procedurë për legalizimin e të gjitha llojeve të objekteve të ndërtuara pa leje brenda kufijve të zonës së mbrojtur – rezervat i rreptë natyror, park kombëtar, monument natyror, park natyror, zonë e mbrojtur ose zonë shumëfunksionale, brez mbrojtës bregdetar i liqeneve dhe shtretërve të lumenjve natyror dhe artificialë dhe në zonën e parë dhe të dytë të mbrojtjes sanitare për burimet e ujit të pijshëm. ‘ • Në zonat e mbrojtura natyrore, nuk do të mundësohet legalizimi i objekteve në zonën e mbrojtjes së rreptë dhe zonën e menaxhimit aktiv.  • Me përjashtim, mund të zbatohet procedura për legalizimin e objekteve pa leje me qëllim A1 (shtëpi banimi) përderisa të njëjtët ndodhen në zonën për përdorim të qëndrueshëm dhe brezin mbrojtës të zonës.  • Që të mund të zbatohet legalizimi i këtyre objekteve (me përjashtim) do të jetë i detyrueshëm pëlqimi nga Ministria e Mjedisit Jetësor. • Për të gjitha llojet e objekteve të ndërtuara pa leje brenda kufijve të rajonit të Ohrit për të cilat është konstatuar se nuk janë në përputhje me Planin e Menaxhimit me Trashëgiminë Natyrore dhe Kulturore Botërore në rajonin e Ohrit, legalizimi mund të zhvillohet vetëm në objektet që janë në përputhje me Planin e Menaxhimit.  Ligji për Mbikëqyrje Inspektuese në Mjedisin Jetësor: • Ligji synon vendosjen e planifikimit të koordinuar të mbikëqyrjes inspektuese në të gjithë territorin e vendit.  • Bazohet në parimet e parandalimit, qasjen e integruar gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese dhe parimet e transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut.  • Ky ligj mundëson – planifikimi shumëvjeçar i mbikëqyrjes inspektuese në mjedisin  jetësor,  – tejkalimin e sfidave aktuale me burimet njerëzore,  – Planifikimi dhe bashkëpunimi i duhur në mbikëqyrjen  inspektuese në nivel qendror dhe lokal në përputhje me  politikat për mjedisin jetësor.  • Është vendosur planifikimi i bazuar në kriteret për vlerësimin e rrezikut që e kanë subjektet e mbikëqyrjes së mjedisit jetësor, si dhe planifikimi i mbikëqyrjes inspektuese i cili do të synojë zbatimin e qëllimeve dhe prioriteteve të përcaktuara në përputhje me dokumentet strategjike në fushën e mjedisit jetësor.  • Procedura më të detajuara për mbikëqyrjen urgjente dhe të jashtëzakonshme.  • Gjegjësisht, në këtë ligj specifikohen dispozitat lidhur me kryerjen e mbikëqyrjeve inspektuese të jashtëzakonshme (të paparalajmëruara), mundësitë dhe mënyrën e marrjes së mostrave në rrethana të jashtëzakonshme dhe urgjente, si dhe është parashikuar një detyrim i veçantë shtesë për përgatitjen e raporteve për lloje të caktuara të instalimeve në përputhje me kërkesat e legjislacionit të BE-së.  • Ligji është në përputhje me Rekomandimin e Parlamentit Evropian dhe Këshillit dhe me dispozitat e Direktivës 2010/75/BE për emetimet industriale dhe Direktiva 2012/18/BE të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit për kontrollin e rreziqeve nga fatkeqësitë e mëdha që përfshijnë substanca të rrezikshme.  

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…