Konsultimet për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit për periudhën 2022-2042

Me përfshirjen e deputetëve, sot i vazhdojm konsultimet për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit për periudhën 2022-2042. Para anëtarëve të Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport theksova rëndësinë e dialogut konstruktiv me të gjitha palët e interesuara në përgatitjen e këtij dokumenti gjithëpërfshirës strategjik, i cili do të përmbajë prioritetet kombëtare dhe qëllimet afatgjate të zhvillimit , me fokusin e implementimit .

Konsultimet shfrytëzohen edhe për përgatitjen e Samitit të OKB-së për Transformimin e Arsimit, i cili do të mbahet në shtator në Nju Jork, por edhe për të plotësuar Strategjinë e Arsimit.

„ Përfshirja e pikëpamjeve dhe përvojave të ndryshme nga të gjithë pjesëmarrësit relevant është mënyra nga e cila iu kemi qasur reformës në arsim, si në arsimin fillor poashtu edhe në atë të mesëm.. Në bazë të këtyre proceseve, të cilat janë në rrjedhë , është përkushtimi për arsim cilësor për çdo fëmijë, si kusht për zhvillimin e shoqërisë në tërësi. Investojmë intensivisht në programet mësimore dhe materialet e reja për mësim, në trajnimin e mësimdhënësve dhe në mjetet ndihmëse mësimore, mjetet konkrete dhe kabinete për shkencat natyrore . Reforma përfshin edhe sistemin për mbikqyrje dhe vlerësimin e progresit kombëtar në arsim potencova në fjalimin tim para Komisionit.

Për të mundësuar shfrytëzimin efikas dhe efektiv të burimeve arsimore,si infrastrukturore ,poashtu edhe ato njerëzore dhe financiare, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon me reformat, në pjesën e optimizimit të rrjetit shkollor dhe duke ndryshuar formulën e financimit të arsimit fillor dhe të mesëm.

Qëllimi ynë është të krijojmë sistem të barabartë arsimor që mundëson kushte të barabarta për mësimdhënie në të gjitha shkollat, për t’u mundësuar shkollave të mbajnë më shumë orë të mësimit dhe të sigurojnë shpërndarje efikase të burimeve”.

Related posts

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …