Kreu i Tearcës vizitë në Danimarkë, Nuhiu pritet në takim nga Britt Jensen, kryetare e komunës së Rødovres

Kryetari i Komunës së Tearcës z. Nuhi Neziri, gjatë vizitës së tij në Danimarkë, sot u prit në një takim miqësor nga kryetarja e Komunës së Rødovres, zj. Britt Jensen (socialdemokrate). Kryetarja e njoftoi kryetarin Nuhiu për historikun e komunës, politikat komunale dhe planet e komunës në të ardhëmen.

Kryetari Nuhiu në fjalën e vet, poashtu njoftoi kryetaren Jenssen për aktivitetet e Komunës së Tearcës, si dhe gadishmërinë e tij për bashkëpunim me Komunën e Rødovres.

Kryetari Neziri njoftoi për pozitën gjeografike të Komunës së Tearcës, ku kureshtjen e kryetares zgjoi fakti, se Komuna e Tearcës eshte komunë rurale dhe shtrihet në Fushën e Pollogut rëzë Malit Sharr.

Duke pasur parasyshë se kryetarja Jensen është adhuruese e natyrës dhe nga fakti se ajo vjen në punë me bicikletë, i la përshtypje natyra e bukur e Komunës së Tearcës dhe me shumë dëshirë e pranoi ftesën e kryetarit të Tearcës per ta vizituar në një të ardhëme të afërt.

Një faleminderim i vecantë i shkon zonjushes Arbëresha Useini, ansambleiste e Komunës së Rødovres, e cila e mundësoi takimin në fjalë dhe të gjithë bashkëatdhetarëve tanë që kontribuan për realizimin e këtij takimi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…