Krijimi i një administrate shtetërore efikase është një proces i varur nga shumë variabla

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë njoftimin në lidhje me krijimin e një administrate shtetërore efikase si proces i varur nga shumë variabla. Krijimi i një administrate shtetërore efikase është një proces i varur nga shumë variabla„Punonjësve të administratës shtetërore do t’iu pagohet regresi për pushimin vjetor (K-15) për vitin 2021. Ky ishte konkluzioni i takimit të zhvilluar dje, në ambientet e Ministrisë së financave, me meje, ministrit Fatmir Besimi dhe drejtorit të Sindikatës së punonjësve të administratës, organeve të gjykatave dhe shoqërive të qytetarëve, Peco Grujovski.Pas kalimit të rebalansit të buxhetit, ishte e radhës që t’i japim zgjidhje kësaj çështje. Theksoj se do të vazhdojmë të kontrollojmë punën e administratës shtetërore dhe do të bëjmë ndërhyrjet e duhura, për të përmirësuar punën e saj.Në bashkëpunim me këto institucione do të konsiderojmë opsionin për rishqyrtim të pagave të administratës shtetërore dhe do të vijmë me një zgjidhje të kënaqshme për të gjitha palët“ tha Ministri Shaqiri.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…