Bashkimi Demokratik për Integrim në vazhdën e takimeve me qytetarë dhe
simpatizant fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të
mbahen me 15 korrik në Urrën e Gurit në Shkup mbajti tubim ku para të
pranishmëve me fjalime ju drejtuan lideri i integristëve , z.Ali Ahmeti,
dhe kandidati për postin e kryeministrit në Republikën e Maqedonisë së
Veriut, z. Naser Ziberi i cili garon me numrin 9-të.
Kandidati për postin e kryeministrit në Republikën e Maqedonisë së
Veriut, z.Naser Ziberi para qytetarëve të Shkupit se është thellë i
bindur se ky mision nuk është i lehtë por ky mision nuk do të thotë se
nuk është i realizueshëm.
“Është i realizueshëm pasi përcaktimi jonë për barazi nuk duhet të jetë
hendikep por duhet të jetë përparësi, përcaktimi jonë për ta bashkuar
këtë vend dhe këto popuj duhet të gjej mbështetje dhe përkrahje edhe
tek të tjerët. Nuk ka kërkesë më të çiltër dhe të sinqertë se sa kërkesa
për barazi prandaj neve ky motiv na udhëheq dhe sukseset tona janë të
padiskutueshme. Siç është i padiskutueshëm fakti që viti 2001 ishte vit
i thyerjeve të mëdha dhe kthesës së madhe për ardhmërinë e këtij vendi.
Viti 2001 definitivisht e vendosi në themele të reja këtë vend dhe
ndërtojë një shoqëri ku të gjithë do të ndjehen rehat si në shtëpi të
vetë ,” tha në fillim të fjalimit të tij kandidati për kryeministër, z.
Ziberi.
Para qytetarëve të Shkupit, kandidati për kryeministër në RMV, z.Ziberi
ripërsëriti edhe njëherë kërkesën e tij se dëshiron të ballafaqohet në
debat televiziv me kundër kandidatët e tij ku do ti shtronte pikëpamjet
në emër të barazisë dhe të këtij realiteti të sotëm.
“Fatkeqësisht nuk janë duke e marrë guximin dhe të ulën të bisedojnë në
këto tema sepse siç duket ende nuk janë të gatshëm të pranojnë
realitetin se ne do të ndërtojmë një shoqëri me qytetarë të barabartë.
Në çdo situatë tjetër këto kundër kandidat shkojnë drejt asgjësimit
drejt njëri tjetrit por kur vjen në pyetje një ide kaq e madhe për
kryeministrin shqiptarë ata bëhen bashkë edhe atë duke bërë tregti në
mënyrën më të ulët me popullin vetëm e vetëm duke na penguar në këtë ide
për një jetë të përbashkët një jetë më të mirë për të gjithë. Si mund
tregojnë gatishmëri për barazi kur ju vjen aq keq që ne drejtojmë një
kërkesë të arsyeshme që nxënësit në shkollat fillore të mësojnë gjuhën
shqipe njëjtë sikurse nxënësit shqiptarë që mësojnë gjuhën maqedonase.
Ata nuk e kuptojnë se ky është handikap i tyre, ata ende nuk e kuptojnë
një Vërtet të madhe se njeriu sa më tepër gjuhë që dinë më shumë vlerë
ka. Sot e kësaj dite kërkesat tona që gjykatat të lirohen nga dënimet e
motivuara në mënyre etnike dhe politike nuk janë çliruar nga këto
ndikime dhe nuk pranojnë të ketë një instrument i cili do të eliminonte
pa barazinë e çdo qytetari pa dallim etnie qoftë në sallat e gjykatave,
administratës,në sektorin publiko-privat. Janë të gatshëm të bisedojnë
për çështje të tjera nuk shprehin gatishmëri të bisedojnë për këto tema
që janë vlera humane dhe të demokracisë evropiane drejtë së cilës ne
pretendojmë,” deklaroi Ziberi.
Gjatë fjalimit të tij, kandidati për kryeministër i RMV-së, z.Ziberi tha
se mbështesin politikat që e përforcojnë këtë vend e ndërtojnë këtë
vend, politika që hapin perspektiva dhe horizonte si në arenën
ndërkombëtare dhe ato euro-atlantike.
“Kjo është përparësia jonë, se ne jemi koherent me këto vlera, ne nuk
duam që ta shkelim tjetrin por duam që ta mbrojmë vetveten, nuk
kërkojmë hise të huaj kërkojmë hisen tonë, hisja jonë nuk është në
kundërshtim me të tjerët por hisja jonë është një gur themeltar që
forcojnë barazinë dhe sigurinë e këtij vendi. Shqiptarët historikisht
janë të njohur se dinë të shtrijnë dorë pajtimi, shqiptarët janë të
njohur se janë në krah të vlerave dhe progresit të vlerave demokratike
dhe në emër të këtyre vlerave i ftojë gjithë qytetarët se kjo ide është
shumë më e madhe se Naser Ziberi se Ali Ahmeti se BDI-ja, kjo ide është
gjithë shqiptare kjo ide është për gjithë vendin për qytetarët prandaj
na bashkoheni në ide jo në konkurrencë,” përfundoi Ziberi.