Kryeparlamentari Xhaferi ju drejtohet të pranishmëve në Sesionin e 10. Plenar të Asamblesë Plenare të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore

Gëzohem që takohemi në Asamblenë jubilare të Dhjetë të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, sidomos tani në këtë moment të ndjeshëm për rajonin dhe më gjerë për kontinentin evropian.  Jam i bindur se shënimi i këtij jubileu është vetëm i pari i shumë të tjerëve që  do i shënojmë në vitet në vijim të bashkëpunimit të frytshëm përmes këmbimit të përvojave dhe mendimeve për arritjen e qëllimit tonë themelor, dhe ai është bashkëpunimi më i afërt në Evropën Juglindore dhe qëllimi ynë përfundimtar, integrimi final i rajonit në Bashkimin Evropian dhe perspektivat për këtë.  Apeloj te Ju kolegë të nderuar, që njëkohësisht jeni edhe anëtarë të Bashkimit Evropian, të bëheni promotorët kryesorë të procesit të zgjerimit dhe integrimit të gjithë rajonit të PBEJL-it me përmirësimin e procesit të aderimit, që i njëjti të jetë më efektiv, më i parashikueshëm, i besueshëm dhe i prekshëm.  Sepse, si pasojë e pritjes tepër të gjatë para dyerve të BE-së, çrregullohet edhe besueshmëria e BE-së, mirëpo zbehet edhe mbështetja për integrim në BE te qytetarët.  

Të dashur miq,

Republika e Maqedonisë së Veriut e ndërmerr kryesimin me Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore prej në korrik 2023 deri në qershor 2024.  Për ne kjo paraqet nder shumë të madh, obligim dhe sfidë.  Kjo është edhe mundësi e shkëlqyer për Republikën e Maqedonisë së Veriut të përqendrohemi në prioritetet tona të nënvizuara si vend, e të cilat gjithsesi nuk janë jashtë Strategjisë EJL 2030.  Domethënë, fokusi do të jetë në implementimin e fuqishëm të Strategjisë si plan gjithëpërfshirës në të cilin të gjitha prioritetet dhe aktivitetet janë harmonizuar me politikën e EJL-it dhe përforcimin e bashkëpunimit rajonal. 

Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit do të vazhdojë të ketë mbështetjen tonë të plotë në rolin e vet kryesor si bashkëbisedues dhe lehtësues ndërmjet strukturave drejtuese për implementimin e Strategjisë dhe për implementimin më dinamik edhe të qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të Agjendës 2030. Prioritetet tona do të jenë në drejtim të përforcimit të demokracisë, të drejtave dhe vlerave themelore, të sundimit të drejtës, sigurisë dhe stabilitetit dhe rendit ndërkombëtar të bazuar mbi rregulla. Kemi përgjegjësi ti mbrojmë ato vlera të përbashkëta dhe rendin ndërkombëtar të bazuar mbi rregulla, sepse qytetarët tanë meritojnë të gëzojnë demokraci funksionale. Zëri i fuqishëm, i bashkuar, është zëri më i fuqishëm.

Agresioni i paligjshëm, i paprovokuar rus mbi Ukrainën, krahas jetëve njerëzore të humbura përgjithmonë, ka efekte serioze edhe mbi ekonomitë e Evropës dhe vendeve të EJL-it. Ne doemos bashkë të ballafaqohemi me sfidat e ndërlidhura mes veti për zvogëlimin dhe zbutjen e ndikimit negativ mbi ekonominë, energjinë dhe sigurinë e ushqimit. Doemos të hulumtojmë masa për zvogëlimin e varësisë për këto nevoja thelbësore. Prandaj, investimi në infrastrukturën energjetike, në projekte të energjisë ripërtëritëse që do të sigurojnë energji të pastër, rritje të qëndrueshme, të gjelbër, digjitale dhe të fokusuar për qytetarët do të jetë përfitim për rajonin e Evropës Juglindore.

Të nderuar kolegë,

Kanosjet hibride dhe aktivitetet e manipulimit me informatat, përfshirë edhe dezinformatat, janë kanosje serioze që e depërtojnë besueshmërinë institucionale dhe besimin e publikut në institucionet demokratike. Lufta për pamundësimin e këtyre kanosjeve që në zanafillë doemos të jetë në fokusin e përbashkët të gjithë faktorëve shoqërorë në të gjitha vendet anëtare të PBEJL-it. Kjo është mënyra më e mirë e ndërtimit, mbrojtjes dhe përforcimit të demokracisë.

Do të përqendrohemi edhe në bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin e tregut të përbashkët rajonal të ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Juglindore, në pajtim me rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian, për të qenë akoma më afër tregut të vetëm BE-së. Bashkëpunimi rajonal përmes dialogut, paraqet edhe mënyrën më të mirë të menaxhimit të çështjeve nga e kaluara dhe shikimin përpara kah ardhmëria e përbashkët e sigurt. Në këtë kontekst, e mbështesim dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili krahas për to, është me rëndësi esenciale edhe për stabilitetin e gjithë rajonit. A rajon stabil do të thotë tërheqës për investime dhe siguri e të njëjtave. Kuptohet, fokusi duhet të jetë në infrastrukturën dhe ndërlidhjen tonë, me çka do të lehtësohet tregtia rajonale, do të sigurohet rritje ekonomike e qëndrueshme e cila rrjedhimisht do të ndikojë në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tanë. Abrogimi i regjimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në janar të vitit 2024 është vendim veçanërisht pozitiv  i Parlamentit Evropian, me të cilin i gjithë rajoni i PBEJL-it do të ketë kornizë të ngjashme të zonës së Shengenit.

Kolegë të dashur,

Lart ndër fushat kryesore të aktiviteteve tona është gjithsesi mbrojtja e ambientit jetësor dhe menaxhimi i sfidave dhe ndikimeve mbi të për shkak të shfrytëzimit të pandërgjegjshëm, të tepruar dhe jo të drejtë të resurseve ekzistuese. Toka që e dimë ndryshon për shkak të papërgjegjësisë sonë dhe prandaj ,mbështesim aktivitete për gjetjen e burimeve energjetike të reja, ripërtëritëse për të vazhduar ciklin e natyrshëm të jetës së planetit tonë. Nëse ne kujdesemi për të, ajo do dijë të na kthejë dyfish.

Investimi në kapitalin njerëzor është jashtëzakonisht i rëndësishëm si bartës i përparimit të vendeve dhe rajonit. Arsimi cilësor, inovacionet, hulumtimet, shëndetësia, kultura, sporti janë të domosdoshëm për perspektivën më të mirë të të rinjve tanë të cilët janë qarkullimi i gjakut i çdo shoqërie. Ne doemos të sigurojmë hapësirë për rritjen dhe zhvillimin e tyre. Një nga sferat kryesore është transformimi digjital i cili krahas zhvillimit të shkathtësive digjitale, me digjitalizimin paralel të të gjithë faktorëve do të mundësojë transparencë më të madhe, përgjegjësi, harxhime më të ulëta. Doemos të potencoj se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut është lider në rajon me e-Parlamentin e instaluar, i cili kontribuon në masë të madhe në transparencën e dhomës sonë ligjvënëse. Krahas kësaj, të rinjtë në Ballkanin Perëndimor janë jashtëzakonisht të suksesshëm në aftësitë digjitale që kontribuojnë në etablimin e tyre më të mirë dhe konkurrencën më të madhe në tregun e punës.

Të nderuar të pranishëm,

Më lejoni të falënderoj mikpritësit për kryesimin e deritanishëm të Malit të Zi, për gjithë mundin e dhënë dhe gjithsesi, për organizimin e suksesshëm të këtij sesioni plenar të 10. jubilar, me besim se bashkë dhe me konsensus do e aprovojmë Deklaratën. Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore do të vazhdojë edhe më tej të jetë zëri autentik i rajonit dhe forum në të cilin do të zhvillohet dialogu politik dhe diplomatik ndërmjet vendeve anëtare të kësaj Asambleje. A Republika e Maqedonisë së Veriut, do të jetë më shumë se e lumtur të jetë mikpritësi Juaj në kryesimin e radhës, Ju presim!

Ju faleminderit për vëmendjen!

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…