Kryeparlamentari Xhaferi në takim lamtumirës me ambasadorin austriak, Vucas

Në takimin e sotëm të lamtumirës me ambasadorin e Republikës së Austrisë, Sh.T. Georg Vucas, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona dhe shprehu kënaqësi për bashkëpunimin me ambasadorin Vucas. Fakti se Austria është paraprijës sipas lartësisë së investimeve në vendin tonë dhe kontaktet e shpeshta dhe vizitat e zyrtarëve nga Republika e Austrisë, janë indikator për shkallën e lartë të raporteve. Kryetari Xhaferi shprehu shpresë se dinamika e marrëdhënieve të shkëlqyera do të vazhdojë edhe me ambasadorin e ri të Austrisë në vendin tonë.

Ambasadori Vucas e theksoi interesin strategjik të Austrisë për Maqedoninë e Veriut  dhe për integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në Unionin Evropian.  Shprehu bindjen se edhe pasardhësi i tij do të vazhdojë me politikën e njëjtë të mbështetjes së plotë të Austrisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Unionin Evropian. Njëherazi, shprehu edhe interes për procesin e ndryshimeve kushtetuese në vendin tonë.

Kryetari Xhaferi konfirmoi se nisma për ndryshimin e Kushtetutës ka mbërri në Kuvend dhe se prej sot rrjedhin afatet për procedimin e të njëjtës. Ai shprehu bindjen se nëse ka vullnet politik, gjithë procesi do të mund të përfundojë deri në muajin nëntor të këtij viti.

Në fund, Kryetatri Xhaferi i uroi ambasadorit Vucas shëndet të mirë dhe sukses në angazhimin e mëtejmë profesional.   

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…