Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim Adrian Davidoiu, përfaqësuesin rumun për Ballkanin Perendimor

Në takimin e sotëm me përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë, Adrian Davidoiu, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i theksoi marrëdhëniet e deritanishme të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve tona dhe drejtoi mirënjohje ndaj Rumanisë për mbështetjen e deritanishme të përgjithshme në rrugën tonë drejt eurointegrimeve.

Kryetari Xhaferi e potencoi përcaktimin dhe qëllimin tonë strategjik si shtet ti fillojmë negociatat me BE-në, pasi ti përmbushim obligimet në përputhje me propozimin francez. U ndal edhe në agjendën tonë të sivjetme ndërkombëtare si kryesues të OSBE-së dhe PBEJL-it, si edhe proceset që i udhëheqim në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. E theksoi domethënien dhe rëndësinë e marrëveshjes në Ohër ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve me ç’rast theksoi se “çdo marrëveshje e ndërsjellë e pranueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për ne si shtet dhe për gjithë rajonin do të jetë e mirëseardhur.” 

Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor i Ministrisë së Punëve të Jashtme i Rumanisë, Davidoiu, falënderoi për takimin me Kryetarin e Kuvendit Xhaferi dhe theksoi se Rumania, si shtet anëtar në NATO dhe BE, është thellë e involvuar dhe e interesuar për ngjarjet dhe proceset në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai po ashtu e potencoi rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve dhe në këtë drejtim, ia transmetoi Kryetarit Xhaferi përshëndetjet nga kryetarët e Dhomës Përfaqësuese dhe Senatit të Rumanisë. Foli për periudhën aktuale sfiduese në të cilën gjendet Evropa e tërë për shkak të luftës në Ukrainë dhe drejtoi mbështetje dhe bindje të fuqishme se Republika e Maqedonisë së Veriut është partner i besueshëm dhe serioz i NATO-s dhe BE-së dhe vend te i cili mund të mbështeten. Në këtë kontekst, shprehu bindje të thellë se Bashkimi Evropian do e vlerësojë këtë dhe së shpejti do i fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Kryetari Xhaferi u pajtua me konstatimet e përfaqësuesi special Davidoui, dhe përsëri shprehu shpresë se më në fund do i fillojmë negociatat me BE-në.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…