Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ambasadoren suedeze, Ami Larson Xhein

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Sh.S. Ami Larson Xhein. Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi personale për takimin. Theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve janë të shkëlqyera dhe shpreson se këto takime do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të të njëjtave. Në vazhdim, Kryetari Xhaferi e sqaroi procesin e integrimit të vendit tonë në BE, duke shprehur shpresë se deri në vjeshtë të këtij viti do të bëhet konsensusi i duhur në Kuvend që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Ambasadorja Larson Xhein falënderoi për pritjen dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm dhe mbështetje të plotë të vendit tonë në rrugën e procesit të eurointegrimit.   Ambasadorja theksoi se Suedia e cila aktualisht kryeson me Këshillin e BE-së, jep mbështetje të plotë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe konsideron se pikërisht tani është çasti që vendi të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së.

Gjatë takimit bisedohej edhe rreth procesit të skriningut të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kuadër të Bashkimit Evropian, për përkushtimin e vazhdueshëm ndaj reformave dhe tjetër.  Ishte konstatim i përbashkët se vendin e pret procesi i rëndësishëm i ndryshimeve kushtetuese të cilat janë parashikuar me Kornizën e negocimit, a për të cilat nevojitet konsensus i faktorëve politikë me qëllim që më në fund të mundësohet arritja edhe e qëllimit të dytë strategjik të vendit – anëtarësimi i plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, krahas aderimit tani më të suksesshëm në NATO.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…