Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ambasadorin e sapoemëruar të Kuvajtit, Gazi Hamad Al-Fadli

Në takimin e sotëm me ambasadorin e sapoemëruar të Shtetit Kuvajt për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.T. Gazi Hamad Al-Fadli,

Kryetari Xhaferi i uroi mirëseardhje dhe mandat të suksesshëm, dhe e shfrytëzoi rastin që njëherazi ti falënderojë për bashkëpunimin e suksesshëm me ambasadorin  deritanishëm, Sh.T. Jakub Al-Atiki. Kryetari Xhaferi theksoi se qëllimi i tij është hapja e ambasadave rezidente në të dyja vendet dhe intensifikimi i kontakteve në të gjitha nivelet. Në këtë drejtim, ai theksoi me kënaqësi se Grupet e Bashkëpunimit në të dy parlamentet janë baza më e mirë për inicimin e bashkëpunimit në nivelin parlamentar dhe në çdo nivel tjetër.

Ambasadori Al-Fadli falënderoi për mundësinë e takimit me Kryetarin Xhaferi, për urtësinë e të cilit ka respekt personal, dhe shprehu kënaqësi që është emëruar pikërisht në vendin tonë për të cilin konsideron se është vend i bukur, me peizazhe të bukura dhe njerëz mikpritës. Potencoi se gjatë mandatit të tij, do të punojë në avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella në të gjitha fushat. E theksoi bashkëpunimin ekonomik si portën kryesore të kontakteve dhe në këtë  drejtim, e arsyetoi qëllimin e tij për të takuar anëtarët e Odës Ekonomike për të shqyrtuar mundësitë për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik. Në këtë kontekst, potencoi se heqja e regjimit të vizave ndërmjet vendeve tona mund ta lehtësojë shumë bashkëpunimin e ndërsjellë.

Kryetari Xhaferi dhe ambasadori Al-Fadli u pajtuan se bashkëpunimi në fushën e turizmit mund të jetë shumë i dobishëm për të dy vendet dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut ka akoma shumë bukuri të pazbuluara të cilat duhet të shihen nga turistët e huaj.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…