Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot kishte takim me Rajner Vilant, nënkryetarin e Parlamentit Evropian dhe anëtarin e Komitetit të Çështjeve Kushtetuese të Parlamentin Evropian dhe me eurodeputetin Sven Simon, po ashtu anëtar i Komitetit të Çështjeve Kushtetuese i PE-së. Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Komisionit të Çështjeve Kushtetuese të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, megjithatë, jo në përbërje të plotë.
Kryetari Xhaferi ju uroi mirëseardhje mysafirëve të nderuar, duke potencuar se ky takim zhvillohet në periudhë me të vërtetë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut, respektivisht, kur jemi në fazën e ndërmarrjes së hapave për bërjen e ndryshimeve kushtetuese. I informoi bashkëbiseduesit për zhvillimin e procesit të skriningut dhe për domosdoshmërinë e bërjes së ndryshimeve kushtetuese për zhvillimin e mëtejshëm të procesit, me mbajtjen e konferencës së dytë ndër-qeveritare me Bashkimin Evropian, e cila konkretisht do të ishte hapje e negociatave për anëtarësim në familjen evropiane. Duke folur për rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese e sqaroi situatën aktuale politike në vend në raport me konsensusin ose po shumicën e dy të tretave që është e domosdoshme për bërjen e ndryshimeve të duhura, duke potencuar se është koha e fundit që të gjitha partitë politike të cilat në programet e veta janë përcaktuar për eurointegrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, të bëjnë hapin e duhur për realizimin e këtij përcaktimi strategjik. Pas interesit të shfaqur të anëtarëve të Komitetit Kushtetues të Parlamentit Evropian, e shpjegoi gjithë procedurën për inicimin dhe nxjerrjen përfundimtare të ndryshimeve kushtetuese në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren për punë të Kuvendit.
Eurodeputeti Sven Simon falënderoi për mundësinë për takim me Kryetarin Xhaferi dhe njëherazi vizitën e parë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pyeti se cilat janë propozimet për daljen nga situata e imponuar me ndryshimet kushtetuese dhe nëse janë shterur të gjitha mundësitë për qasjen pozitive edhe të opozitës në gjetjen e zgjidhjes për këtë çështje.
Kryetari informoi se në Kuvend u votua Rezoluta me të cilën u dhanë udhëzime ndaj Qeverisë a në kontekst të propozimit francez për çështjet e identitetit për të cilat nuk do të negociohet dhe opozita ishte pjesë e kësaj. Gjithsesi se opozita mund ti shfrytëzojë të gjitha mundësitë që i ofron Kushtetuta dhe Rregullorja për punë e Kuvendit.
Në takim u parashtruan edhe pyetje tjera që i interesonin mysafirët e nderuar, e të cilat lëviznin prej pyetjes për funksionimin e Kuvendit gjatë pandemisë, deri në numrin e trupave punues, përbërjen e tyre dhe mënyrën e funksionimit të qeverisë teknike para zgjedhjeve të paralajmëruara.
Kryetari Xhaferi dhe anëtarët e pranishëm të Komisionit të Çështjeve Kushtetuese kishin më shumë se tepër vullnet për tu përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga eurodeputetët.