Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim nënkryetaren e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Antonella Besani

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi realizoi takim me nënkryetaren e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi Qendrore, Antonella Besani. Në takim morën pjesë edhe znj. Xhiaoking Zhu, drejtoreshë e Bankës Botërore për rajonin e Ballkanit Perëndimor, z. Masimiliano Paoluçi, menaxher i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, si dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, znj. Cvetanka Ivanova.

Në takim, Kryetari Xhaferi informoi për kornizën kohore në të cilën Kuvendi do të miratojë Buxhetin e shtetit për vitin 2024, si dhe për ligjet që janë miratuar në Kuvend në periudhën e kaluar, me theks në Ligjin e ri për buxhete me të cilin u futën rregullat fiskale, Këshilli Fiskal dhe përmirësimi i transparencës së financave publike. Në lidhje me Ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për politikat zhvillimore për qëndrueshmëri dhe rezistencë, Kryetari Xhaferi theksoi se është në procedurë parlamentare dhe si parakusht për miratimin e këtij ligji, Kuvendi miratoi 11 ligje shtesë.

Nënkryetarja e Bankës Botërore, znj. Besani, shprehu kënaqësinë e veçantë që Banka Botërore i mbështet ambiciet dhe qëllimet e shtetit dhe qytetarëve të tij në 30 vitet e kaluara dhe shpreson që bashkëpunimi i frytshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Znj. Besani iu referua konstatimeve të përditësimit të Diagnostikës Sistematike të Vendit për vitin 2023 dhe iu referua prioriteteve të vendit që mund të mbështeten nga Banka Botërore në Kornizën e ardhshme të Partneritetit me Vendin.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se mbështetja që Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga Banka Botërore është sinjal i fuqishëm se vendi po ecën në drejtimin e duhur dhe është motivim për të vazhduar me politikat dhe proceset reformuese që kanë filluar dhe në në të njëjtën kohë jep sinjal për faktorët ndërkombëtarë dhe tregjet financiare ndërkombëtare.

Related posts

Ali Ahmeti shkon për ngushëllime në familjen e Haxhi Shalës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, sonte ka vizituar familjen e bashkëluftëtarit të tij, Haxhi Shala, i njohur si…

Ali Ahmeti takon ambasadorin e Kosovës Qehaja: Anulimi i “Balancuesit” në funksion të politikës ditore të Qeverisë me legjitimitet monoetnik

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës,…

Ali Ahmeti takon ambasadorin francez Le Rigoleur: BDI garantues i rrugës europiane të vendit

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Francës, z. Christophe…