Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim të dërguarin special gjerman, Manuel Saracin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin. Në takim ishte e pranishme ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Petra Dreksler dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova. 

Në takim, nga ana e Kryetarit Xhaferi u shpreh mirënjohje e veçantë për angazhimin personal të bashkëbiseduesit, si edhe për mbështetjen e përkushtuar dhe të vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për realizimin e dy qëllimeve strategjike të vendit: Paraprakisht anëtarësimi në NATO dhe tani aktualisht, aderimi në anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian. 

U potencua bashkëpunimi dukshëm i theksuar parlamentar me Bundestagun gjerman në disa vitet e fundit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe programi bursist IPS dhe projekti për sigurimin e pavarur parlamentar. Kryetari Xhaferi informoi edhe për aktivitetet të cilat si vend i ndërmarrim në raport me obligimet nga anëtarësimi në NATO për mbështetjen e Ukrainës, si edhe për procesin aktual të fillimit të ndryshimit të Kushtetutës si parakusht i vetëm i cili duhet të rrumbullakohet për hapjen e krerëve të negocimit. 

I dërguari special Saracin, e përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer me Bundestagun gjerman, sidomos këmbimin e përvojave për sigurimin parlamentar. Në kuadër të funksionit të vet, e ofroi ndihmën dhe mbështetjen për avancimin e procesit të eurointegrimeve, duke theksuar se Republika Federale Gjermane dëshiron që procesi i ndryshimeve kushtetuese të rrumbullakohet sa më shpejtë.  Duke e pasur parasysh mundësinë për hapjen e negociatave me Ukrainën në dhjetor të këtij viti, rreziku nga veçimi i vendit tonë nga vendet tjera, pa përmbushjen e kërkesave të duhura evropiane, është i paevitueshëm. Për këto arsye, me rëndësi është se si do të formulohet pyetja e nxjerrjes së ndryshimeve kushtetuese, por akoma më me rëndësi është mos nënçmohet periudha kohore për nxjerrjen e tyre. Vështrimi i tij është se është humbur shumë kohë në rajon, ndërsa dinamika aktuale në BE për përshpejtimin e procesit të zgjerimit nuk guxon të lëshohet. 

Të dy bashkëbiseduesit e përshëndetën bashkëpunimin e shkëlqyer në planin ekonomik dhe diasporën në Republikën Federale të Gjermanisë që paraqet një bazë të shkëlqyer për afrim dhe bashkëpunim më të madh ndërmjet dy shteteve. 

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…