Kryeparlamentari Xhaferi takoi anëtarët e delegacionit të KPP – Maqedonia e Veriut dhe BE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua me eurodeputetët Andreas Shider, Marion Valsman, Aleksandar Jordanov, Bogdan Rzonca dhe Tijs Reuten, të cilët marrin pjesë në takimin dyditorë të Komitetit të Përzier Parlamentar – Maqedonia e Veriut dhe Be, përkatësisht trupi për dialog parlamentar ndërmjet deputetëve të Kuvendit dhe të Parlamentit Evropian.  Në takim ishin të pranishëm edhe deputetja Sonja Mirakovska, në funksion të bashkëkryesuesit të Komitetit nga ana e Kuvendit, ambasadori i BE-së, Dejvid Gir dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.  

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi që Kuvendi është nikoqir i mbledhjes së 21-të  të Komitetit të Përzier Parlamentar dhe bindje se gjatë dy ditëve të ardhshme të punës deputetët do të kenë shkëmbim të suksesshëm të mendimeve për më shumë tema lidhur me eurointegrimin tonë.  Në lidhje me Rezolutën për progresin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, e cila duhet të miratohet në Parlamentin Evropian, shprehu pritjen që ajo të jetë objektive dhe të përmbajë progresin e vendit lidhur me kriteret e Kopenhagës. Informoi se procesi i shqyrtimit është në fazë të avancuar dhe se priten udhërrëfyesit që do të dalin nga procesi, të cilat shteti është i gatshëm t’i përmbushë në nivelin më të lartë. Ai theksoi se punohet me përkushtim në reformat e vendit në lidhje me kapitujt dhe legjislacionin e BE-së dhe është arritur harmonizim i plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së në drejtim të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të invazionit të Ukrainës.

 Kyetari Xhaferi u përqendrua edhe në kryesinë e shtetit me OSBE-në gjatë vitit 2023 dhe theksoi se është nder dhe përgjegjësi e madhe dhe se vendi investon hapa që kryesia të përfundojë me sukses dhe sa më shumë në rrethanat aktuale, të kontribuojë për paqen në Evropë dhe në botë.

Bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar nga Parlamenti Evropian, Andreas Shider, theksoi se marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë së Veriut janë shumë të rëndësishme dhe e përshëndeti vendimin që shteti të vazhdojë në rrugën evropiane. Vuri në dukje se anëtarësimi në Union nënkupton reforma të shumta dhe përshëndeti përmbushjen e gjithë asaj që është bërë deri më tani, por theksoi se gjithmonë mund të bëhet më shumë. E theksoi edhe rëndësinë e ekzistimit të unitetit mes shumicës qeveritare dhe opozitës në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe shprehu shpresën se gjatë punës së Komitetit të Përzier Parlamentar, do të demonstrohet se rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut është e mundur dhe se Eurodeputetët janë këtu që  anëtarësimi të bëhet realitet, sa më shpejt të jetë e mundur. Në takim u diskutua edhe për Dialogun Zhan Mone, i cili udhëhiqet nën patronazhin e Euro parlamentit dhe ka për qëllim avancimin e procedurave të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit dhe ranë dakord në parim që takimi i ardhshëm i përbashkët i Grupit të Punës të realizohet në muajin tetor. 

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…