Kryeparlamentari Xhaferi takoi drejtoreshën e Qendrës së Gjenevës për menaxhimin e sektorit të sigurisë – DCAF

Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi realizoi takim pune me drejtoreshën e Qendrës së Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë – DCAF, ambasadoren Natali Shuard. Në takim morën pjesë sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, znj. Cvetanka Ivanova dhe përfaqësuesit e DCAF-it.

Kryetari Xhaferi iu referua të arriturave në bashkëpunimin e ndërsjellë të Kuvendit dhe DCAF-it në zbatimin e Programit për Reforma në Sektorin e Zbulimit dhe të Sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me theks në përmirësimin e vazhdueshëm të rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e sferës së zbulimit dhe të sigurisë. Lidhur me rolin dhe kontributin e DCAF-it për ndërtimin dhe operacionalizimin e Dhomës së Mbrojtur në Kuvend, Kryetari Xhaferi u shpreh i kënaqur që proceset janë duke vazhduar, ndërsa me ndërtimin e Sallës së tillë janë krijuar kushtet për mbajtjen e mbledhjeve të klasifikuara të trupave të punës për mbikëqyrje. Kryetari Xhaferi informoi edhe për procesin e zgjedhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes Civile të Maqedonisë së Veriut dhe ndryshimet në Ligjin për ndjekjen e komunikimeve, me të cilat u mundësua vënia në funksion dhe funksionim të përhershëm të Këshillit të Mbikëqyrjes Civile në ligjshmërinë e zbatimit të masave për ndjekjen e komunikimeve.

Ambasadorja Shuard, duke uruar zgjedhje të suksesshme presidenciale dhe parlamentare në vitin 2024, e nënvizoi kënaqësinë e DCAF-it me bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, i cili bazohet në kujtesën institucionale, dhe theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që DCAF-i të jetë mbështetës aktiv i prioriteteve të Kuvendit dhe shtetit në sferën e sigurisë dhe mbikëqyrjes përmes proceseve që përfshijnë, jo vetëm deputetët, por edhe shërbimin parlamentar. DCAF-i është inkurajuar veçanërisht nga fakti se deputetët me ndryshimet ligjore kanë mundësuar, jo vetëm kushte, por edhe mjete financiare për punën e anëtarëve të Këshillit Civil.

Bashkëbiseduesit shprehën përkushtimin dhe besimin se bashkëpunimi me DCAF-in do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh themelet e mira që u hodhën gjatë zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2021.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…