Në margjinat e Konferencës Evropiane të kryetarëve të parlamenteve, Kryetari i Kuvendit të
Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me Lauir Husarin, Kryetarin e
Parlamentit të Estonisë.
Kryetari Xhaferi e përshëndeti nismën për nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit
ndërmjet dy shteteve në pjesën e transformimit digjital të shoqërisë. Ai tha se është me rëndësi të
madhe të vazhdojmë me mbështetjen e Ukrainës në luftën kundër agresorit rus dhe në ripërtëritjen e
integritetit të saj territorial. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë, si më
herët për anëtarësimin në NATO, ashtu edhe tani, për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Në vazhdim të takimit, Kryetari Xhaferi e informoi bashkëbiseduesin për procedurën e filluar
të ndryshimit të Kushtetutës, duke shprehur shpresë se do të arrihet marrëveshje me opozitën për
rrumbullakimin pozitiv të procesit.
Kryetari Husar theksoi se zgjerimi i BE-së është primar dhe se Republika e Maqedonisë së
Veriut si anëtare, do e përforcojë Unionin. Ai tha se vendi i tij, Estonia, është e gatshme të ndajë përvojat e veta në drejtim të shfrytëzimit të mundësive që i ofron Bashkimi Evropian. Edhe pse jemi
larg gjeografikisht, vazhdoi Kryetari Husar, marrëdhëniet tona bilaterale janë shumë të mira, duke
shprehur kënaqësi edhe për bashkëpunimin me shtetin tonë që është kryesuesi aktual me OSBE-në.
Në takim u shpreh edhe pritja e ndërsjellë për zhvillim dhe dinamizim të bashkëpunimit
parlamentar dhe në fund të takimit, Kryetari Xhaferi e ftoi bashkëbiseduesin të vizitojë Republikën e
Maqedonisë së Veriut.