Kryetari Ahmeti: Elizabeth II ishte dëshmitare dhe me rol të rëndësishëm në të gjitha zhvillimet që ndryshuan botën

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së mbretëreshës britatnike Elizabeth e II-të.

Në këto 70 vite të mbretërimit do të mbahet mend si shembull për shërbimin e devotshëm ndaj popullit dhe përkushtimin për paqe dhe mirëqenie, ka shkruar Ahmeti.

Mbretëresha Elizabeth II ishte dëshmitare dhe me rol të rëndësishëm në të gjitha zhvillimet që ndryshuan botën, që nga periudha midis dy luftërave, luftën e dytë botërore, luftën e ftoftë, krijimin e Unionit Europian dhe NATO-së, rënien e Murit të Berlinit e gjer tek agresioni rus mbi Ukrainën.

Në këto 70 vite të mbretërimit do të mbahet mend si shembull për shërbimin e devotshëm ndaj popullit dhe përkushtimin për paqe dhe mirëqenie.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj familjes mbretërore dhe mbarë popullit britanik.

https://www.facebook.com/photo?fbid=622287519265374&set=a.465898698237591
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…