Kryetari Ahmeti kujton 26 vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt

Kryetari i BDI Ali Ahmeti, sot ka kujtuar 26 vjetorin e rënies sl bashkëveprimtarit të çështjes kombëtare, heroin Luan Haradinaj.

Rënia e Luanit shkaktoi dhimbje të madhe në mesin tonë, por ishte atdhedashuria dhe amaneti i tij që na mbajtën në këmbë, që i dha krahë veprimi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në jetësimin e idealit të lirisë dhe shpalljes së pavarësisë së saj, ka shkruar mes tjerash kryetari Ahmeti.

Postimi i plotë:

Me mall dhe krenari kujtoj sot në 26 vjetorin e rënies së tij heroike, bashkëveprimtarin e çështjes kombëtare, heroin Luan Haradinaj.

I lindur dhe i rritur në një familje atdhetare që në moshë shumë të re do të vihej bashkë me vëllezërit në shërbim të kauzës kombëtare.

Rënia e Luanit shkaktoi dhimbje të madhe në mesin tonë, por ishte atdhedashuria dhe amaneti i tij që na mbajtën në këmbë, që i dha krahë veprimi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në jetësimin e idealit të lirisë dhe shpalljes së pavarësisë së saj.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Luan Haradinajn dhe të gjithë dëshmorët e kombit! LAVDI!

https://www.facebook.com/photo?fbid=779694363524688&set=a.465898698237591
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…