Kryetari Ahmeti nga Gjeragjica e Bedri dhe Shaban Shalës: Evokuam kujtimet mbi veprimtarinë që kaluan edhe Ademi, Hamza, Rifati, Sahiti, Ilazi e Fadili

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka qëndruar për vizitë në fshatin Gjeragjicë të Drenasit në vatrën e familjes Bedri dhe Shaban Shala.

Postimi i plotë:

Sot bashkë me familjarë të dëshmorëve, bashkëveprimtarë të çështjes kombëtare për lirinë e Kosovës, qëndrova për vizitë në fshatin Gjergjicë të Drenasit, në vatrën familjare të heronjve, Bedri dhe Shaban Shala.

Kjo vatër ka mirëpritur luftëtarët e bërthamës së parë të UÇK-së, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Rifat Jashari, Sahit Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra, të cilët më 30 dhjetor të vitit 1991 kishin çarë rrethimin në Prekaz, këtu janë dhënë shumë betimet vendimtare për mosdorëzim dhe jetësim të idealit kombëtar të lirisë. Këtë duhet ta dijë brezi i ri i kombit, andaj sot vendosëm pllakën përkujtimore si përkujtim për kontibutin kombëtar të kësaj familje.

Evokuam bashkë kujtimet mbi atdhedashurinë, trimërinë dhe veprimtarinë kombëtare të Bedri Shalës që sot mbush plot 25 vite nga rënia e tij heroike në fushëbetejë, të Shaban Shalës që nuk rreshti veprimtarinë e tij në dobi të kombit e atdheut deri në ditën kur u nda nga jeta.

Lavdi e përjetshme vëllezërve Shala dhe të gjithë të rënëve të lirisë!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=831049161722541&set=pcb.831049421722515
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…