Kryetari Ahmeti përkujton heroin Bahri Fazliu në përvjetorin e tij të lindjes

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot heroin e kombit, Bahri Fazliun në ditën e tij të lindjes.

Ahmeti shkruan se veprat e një atdhetari si Bahri Fazliu jetojnë gjithmonë, për tu kujtuar dhe bërë udhërrëfyes për atdhedashurinë.Statusi i plotë:Kujtojmë sot me krenari në përvjetorin e tij të lindjes, heroin e kombit Bahri Fazliun.Vitet e jetës së tij në shërbim të kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës janë udhërrëfyes frymëzues i atdhedashurisë.Guximi dhe bindja për fitoren e së drejtës  ishte tipari dallues i Bahriut, i cili bashkë me vëllain e tij Fahriun dhe shokun e idealit Afrim Zhitinë ishin flamurtarët e lirisë.Rënia heroike e Fahriut dhe Afrimit i shkaktoi dhimbje, por nuk e demoralizoi. U betua para varreve të tyre se deri në frymën e fundit do të veprojë për jetësimin e amanetit të tyre.Ra heroikisht më 7 maj të vitit 1998 për të lënë pas vetes gjurmët e heroizmit që përcillen brez pas brezi dhe libra të shkruara nga dora e tij si përshkrim realist i sagës së Kosovës.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…