Kryetari Ahmeti përkujton heroin Ilir Konushevci në 25 vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot në 25 vjetorin e ndarjes nga jeta ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci.

I hidhur ishte çasti kur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së jehoi lajmi për rënien e tij bashkë me Doktor Hazir Malën. Ilirin e humbëm fizikisht, por atdhedashuria dhe shpirti i tij liridashës qëndroi ndër ne për të frymëzuar qëndresën deri në jetësimin e idealit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, ka shkruar mes tjerave kryetari Ahmeti.

Postimi i plotë:

25 vite më parë do të ndahej fizikisht nga ne, njëri ndër themeluesit e arradhave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëluftëtari im, heroi Ilir Konushevci.

I hidhur ishte çasti kur në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së jehoi lajmi për rënien e tij bashkë me Doktor Hazir Malën. Ilirin e humbëm fizikisht, por atdhedashuria dhe shpirti i tij liridashës qëndroi ndër ne për të frymëzuar qëndresën deri në jetësimin e idealit të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Lavdi e përjetshme veprimtarisë kombëtare të Ilir Konushevcit, Hazir Malës dhe të gjithë të rënëve për Lirin e Kosovës!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=781222230038568&set=a.465898698237591
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…