Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Manastir ka pritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ahmeti i shoqëruar nga kryeparlamentari z. Talat Xhaferi, ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqiri dhe konsulli e nderit të Republikës së Shqipërisë, z. Imer Selmani, në vigjilje të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit kujtuan dhe reflektuan bashkë mbi madhështinë e atij çasti historik dhe kontributin e atyre misionarëve të kombit që shqipja jonë të ketë shkronjat e veta, me të cilat breza të shumtë të kombit kanë qëndisur rrugën e përparimit.
Bashkë me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, ambasadorin z. Fatos Reka, kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi, ministrin e Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqiri dhe konsullin e nderit të Republikës së Shqipërisë, z. Imer Selmani, në vigjilje të 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit vizituam Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir.
Kujtuam dhe reflektuam bashkë mbi madhështinë e atij çasti historik dhe kontributin e atyre misionarëve të kombit që shqipja jonë të ketë shkronjat e veta, me të cilat breza të shumtë të kombit kanë qëndisur rrugën e përparimit.
E pathyer ndër shekuj përballë stuhive të shumta qëndroi, e atillë do të vazhdojë të qëndrojë përjetë, gjuha jonë e bukur shqipe!