Kryetari Ahmeti priti në takim kreun e PDK, Krasniqi

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka pritur në takim kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi me të cilin kanë diskutuar mbi momentumin politik dhe socio-ekonomik në të cilin ndodhen vendet tona.

Shprehëm rëndësinë e madhe të tejkalimit të kontestit të vendit tonë dhe Bullgarinë, si dhe atë të Kosovës me Serbinë mbi parimet e njohjes së ndërsjelltë dhe me përkrahjen e parezervë të faktorit ndërkombëtar, thekson mes tjerave kryetari Ahmeti.

Ishte kënaqësi të mirëpres sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës z. Memli Krasniqi.

I urova z. Krasniqit dhe bashkëpunëtorëve të tij punë të mbarë në drejtimin e subjektit politik që me jetëgjatësinë në skenën politike të Kosovës është aset i çmuar i vendimmarrjes progresive, duke uruar edhe lirimin sa më të shpejtë të themeluesve të këtij subjekti që janë njëherit kontribuesit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

Diskutuam bashkë për momentumin politik dhe socio-ekonomik në të cilin ndodhen vendet tona, për sfidat që tejkaluam në rrugën e lirisë dhe barazisë dhe për ata që na presin në rrugën drejt të ardhmes europiane.

Shprehëm rëndësinë e madhe të tejkalimit të kontestit të vendit tonë dhe Bullgarinë, si dhe atë të Kosovës me Serbinë mbi parimet e njohjes së ndërsjelltë dhe me përkrahjen e parezervë të faktorit ndërkombëtar.

Bashkë duhet të mbetemi të fokusuar për të konkretizuar projektet e ndërlidhjes infrastrukturore mes nesh, për të ruajtur partneritetin euro-atlantik dhe për të ndihmuar njëri tjetrin në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike.

https://www.facebook.com/photo?fbid=621732165987576&set=pcb.621733372654122
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…