Kryetari Ahmeti realizoi takim me delegacionin amerikan nga Ohajo, Misisipi, Teksas dhe Ilinois

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot ka pritur në takim një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të përbërë nga përfaqësues të kuvendeve të shteteve si Ohajo, Misisipi, Teksas dhe Ilinois si dhe përfaqësues të ACYPL (American Council of Young Political Leaders).

Nën organizimin e ambasadës amerikane në Shkup, kryetari Ahmeti ka takuar znj. Sarah Harbison, z. Noah Sanford, znj. Bride Sweeney, znj. Vanessa Tanner, z. Anthony Vega, z. Robert Williams si dhe z. David Spector. Temë e bisedës në këtë takim ishin marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe proceset e zhvilluara në vend që nga lufta e vitit 2001 e deri më sot te procesi i ndryshimeve kushtetuese. Ahmeti u shpreh mirënjohës ndaj angazhimit të SHBA-ve për përkrahjen e vazhdueshme që tregojnë ndaj Maqedonisë së Veriut, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në vitin 2001, Marrëveshjes së Prespës, anëtarësimit në NATO, dialogu strategjik, ndihma në fushën e mbrojtjes, si dhe rruga e procesit të ndryshimeve kushtetuese, moment ky shumë vendimtar për vendin dhe se SHBA vazhdon të mbetet partneri më i besueshëm në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut drejtë perspektivës europiane.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…