Kryetari Ahmeti takoi bashkëatdhetarë nga diaspora në Kërçovë

Kryetari i BDI Ali Ahmeti dje në Kërçovë ka takuar bashkëatdhetarët tanë nga diaspora. Bashkë me kryetarin Ahmeti të pranishëm ishin dhe kreu i komunës Fatmir Dehari, ministri Kreshnik Bekteshi etj.

Kënaqësi të takoj sot në Kërçovë bashkëatdhetarët tanë nga diaspora bashkë me kryetarin e komunës Fatmir Dehari, ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, drejtoreshën Ardita Dani dhe kryetarin e këshillit të komunës Skender Xhabiri, për të prezentuar para tyre mbi parimin e llogaridhënies të gjitha punët që janë realizuar, që po realizohen dhe të cilat planifikojmë t’i realizojmë gjatë vitit 2023 për jetë edhe më cilësore në Kërçovë.

Në çdo mision të kauzës sonë kombëtare, diaspora ka qenë arteria kryesore e qëndresës dhe përparimit kombëtar, e atillë vazhdon të jetë edhe tani gjithmonë e gatshme për të përkrahur perspektivën e zhvillimit të vendlindjes së tyre dhe procesin e eurointegrimit.

Falënderoj të gjithë mërgimtarët që ishin sot të pranishëm në numër aq të madh për të kuvenduar mbi çështjet e rëndësishme kombëtare dhe shtetërore.

https://www.facebook.com/photo?fbid=704779527682839&set=pcb.704780107682781
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…