Kryetari Ahmeti takoi veteranët e BDI-së

Në 21-vjeotrin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, u takuar me integristët veteranë. Kryetari i degës, njëherazi edhe bartës i listës për zgjedhjet për Këshillin Komunal, Faton Ahmetit, tha se janë pikërisht veteranët ata që besuan në idealin.

“Në këto ditë të nxehta vere, në vend që qytetarët të relaksohen edhe me mërgimtarët që kthehen ne vendlindje ne po bëjmë fushatë  të pjesshme për Këshillin Komunal të Tetovës. Ne asnjëherë nuk u ikim përballjeve me oponentët tanë politik, por dua të theksoj se këto zgjedhje nuk ishin reflektimi i dëshirës sonë, po erdhën si pasojë e keq menaxhimit edhe padijes së udhëheqësish komunale në komunën tonë për të dorëzuar në këshillin tonë llogarinë përfundimtare të komunës. Tetova është komuna e parë që në 30 vjet të pluralizmit, që organizon zgjedhje për këshillin komunal për shkak të mos dorëzimit të llogarisë përfundimtare nga ana e kryetarit të komunës. Këta zgjedhje të pjesshme lokale nuk janë thjeshte zgjedhje për këshillin e komunës por janë mundësi për të dhënë mesazhin edhe të vërtet e vetme se Tetova meriton të udhëhiqet  me njerëz me vizion edhe që ja duan të mirën qytetit. Në këto tre dekada Tetova ka dëshmuar se është e madhe për njerëz të vegjël  që udhëhiqen nga lakmia edhe interesat e ngushta klanore, pikërisht këtë mesazh do ta marrë me 20 gusht do ta marrë udhëheqësia e komunës edhe BDI-ja do të kryesoj këshillin komunal- tha Faton Ahmeti, bartës liste për Këshillin e Tetovës.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, veteranët i quajti vizionarë edhe idealistë që besuan në vizionin e  BDI-së, pas luftës së vitit 2001.

“Sot është 13 gushti, sot është sa ditë historike, po aq ditë sa na kthen edhe pas që të kujtojmë se ku kemi qenë, nga vijmë, ç’kemi bërë dhe ç’duhet të bërë më tutje, sepse misionet tona nuk kanë mbaruar, sepse mbi shpatulla përgjegjësitë në rrugë të pakthim pas i mbajmë misionarët, i mbajnë idealistët dhe pikërisht këtu flas para misionarëve dhe idealistëve.”- Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Më 20 gusht, në zgjedhje për Këshillin Komunal të Tetovës, BDI garon me 31 kandidatë, ndërsa listës i prinë Faton Ahmeti.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ahmeti pret ambasadoren norvegjeze, konfirmon angazhimin e Poll Villiams mbi platformën e legjitimitetit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadoren e Norvegjisë në Maqedoninë e veriut, zonjën Kristin Melsom. Bashkëbiseduesit…

Ali Ahmeti: Beteja për legjitimitet dhe dinjitet në çdo vendbanim dhe institucion

Bashkimi Demokratik për Integrim në Gostivar mbajti një mbledhje në përbërje të gjerë të strukturave të partisë. Në këtë mbledhje, të ftuar…