Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët katolikë sot me rastin e Krishtlindjes.
Shëndet, mbarësi dhe begati mbizotëroftë në familjet e të gjithë besimtarëve katolikë që sot festojnë Krishtlindjet!
Le të shërbejnë festat hyjnore si një moment reflektimi për të forcuar respektin, solidaritetin, humanizmin dhe dhembshurinë mes nesh.
Gëzuar!