Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot realizoi takim me biznismenët e qytetit të Tetovës dhe rajonit të Pollogut

Kryetari Ahmeti në takim me biznismenët, dëgjoi problemet dhe
vështërsitë  me të cilat ballafaqohen bizneset e rajonin të Pollogut,
gjatë bisedës ai potencoi se deri më tani përqëndrimi i politikës ka
qenë stabilizimi i sigurisë së shtetit, ku edhe arritëm një progres
jashtëzakonisht të madh, dhe si rezultat  vendi ynë u bë anëtari i 30-të
i Aleancës Veriatlantike – NATO, që është një arritje e madhe për vendin
tonë. Por tani ne do të përqëndrohemi edhe më shumë në zgjidhjen e
problemeve ekonomike me të cilat ballafaqohet vendi ynë- potencoi
Ahmeti.

Ndërkaq kandidati për Kryeministër të parë shqiptar Naser Ziberi,
potencoi prioritetet në planin ekonomik, përballjen me pasojat qe len
pandemia, ku ndër tjerash ai theksoi se “Me politikat tona në sferën e
decentralizimit përmes ndryshimit të ligjeve do të mbështesim ekonominë
e vendit tonë” më tej ai shtoi se “Qeveria dhe politika në përgjithësi
do të krijon kushte për evtimin e barierave për zhvillimin e kompanive
të brendshme dhe të jashtme, ne do të jemi porta e hapur permamente e
këtij vendi”- përfundoi Ziberi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…